Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Krismat tek “Komuna e Parisit”, një person i plagosur për borxhe. Ja emrat

$
0
0

Komuna-e-parisittNjë plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:05, mbrapa një qendre tregtare, ku një person i cili udhëtonte në një automjet tip “BMW X5” ngjyrë e zezë, ka qëlluar në drejtim të një personi tjetër duke e lënë atë të plagosur dhe më pas është larguar drejt zonës së Selitës.

I dëmtuar ka mbetur Flamur Cullhaj, ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është Klajdi Kodra, i cili udhëtonte me makinë bashkë me një të afërmin e tij.

Shkak për këtë konflikt dyshohet se është bërë një borxh i pashlyer mes palëve.

Cullhaj u gjet i plagosur në banesën e tij, ndërsa sa i përket autorit dhe personit me të cilin shoqërohej, ata janë shpallur në kërkim nga policia.

Në vendngjarje efektivët e kryeqytetit gjetën një gëzhojë, 7.65 mm., ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles