Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Video/ Shën Koll, i burgosuri i vuri flakën vetes, mori gjithë qelia

$
0
0

BURGUUU (1)Burime nga policia kanë bërë me dije se ka qenë një i burgosur që i ka vendosur flakën vetes në burgun e Shën Kollit në Lezhë.

Për pasojë, u përfshi nga flakët gjithë qelia në katin e dytë të godinës së institucionit të vuajtjes së dënimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se pasditen e së shtunës në IEVP Lezhë rreth orës 15:33 ka shpërthyer një bombul gazi gjatë gatimit në ambientet e paraburgimit.

Në moment kanë ndërhyrë forcat e policisë për nxjerjen e të paraburgosurve. Sipas këtij institucioni, nga zjarri i ndodhur ka humbur jetën një i paraburgosur Flamur Sula i cili është gjetur i asfiksuar në banjon e dhomës.

Flamur Sula është i denuar me 10 vjet në shkallën e parë për tentativë vrasje.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë si edhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Gjithashtu po kryhen hetime nga Prokuroria e Lezhës për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkaq situata është qetësuar dhe po merren masa për normalizim në ambientet e burgut, duke futur të paraburgosurit nëpër dhoma./TCH/

 

Videoja është raportuar pranë “Jetaoshqef.al”, ku dërguesi shprehet se janë djegur 3 katet e seksionit, ndërsa të burgosurit janë nxjerrë jashtë burgut në oborr dhe po ruhen me armë. Një tjetër raportues shprehet se kanë humbur jetët 10 persona, gjë e cila mbetet për t’u verifikuar, ndërsa zjarrfikësja nuk ka mbërritur ende.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images

Trending Articles


Fatmagyl pj.80- RTV 21


RUKJE PER FEMIJE


Torte me Eurokrem


Djali puth vajzat në sy të prindërve, ja reagimi i tyre


Thënie nga Tomas Akuini


alien ne enderr


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


“Tabutë e seksit”, Armida Elezi: Me partnerin kam eksperimentuar edhe me një...


Aprtamente me qera ne Orikum


Kërkoj banes me qera per muajin Gusht në Prishtinë afër qendrës