Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Tiranë: Kapen me 70 doza kokainë, arrestohet çifti i të rinjve

$
0
0

prangaNjë djalë dhe një vajzë  janë në vënë në pranga të policisë pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Sipas policisë janë arrestuar Endri  Garipi, 28 vjeç dhe 17-vjeçarja me iniciale Xh.P, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre tip BMW me targa AA181LP, policia gjeti dhe sekuestroi 10 doza të dyshuara kokainë. Ndërsa pas kontrollit të ushtruar në banesë, 28-vjeçarit  i’u gjetën 60 doza lëndë narkotike e llojit kokainë.

Në cilësinë e provës materiele policia sekuestroi:

– 70 doza të dyshuar lëndë narkotike, e llojit “Kokainë”

– Një automjet tip “BMW”, me targa AA181LP

– Katër telefona celular

– Dy karta Sim

– Një shumë monetare prej 520 euro dhe 257.200 lekë të reja

– Një peshore elektronike

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të  “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim”./tvklan.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128