Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Shqiptari i plagosur me armë zjarri hidhet tek dera e spitalit nga një “BMW”

$
0
0

spitalNjë 29-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Napoli të Italisë dhe është në rrezik për jetën. Sipas mediave italiane Renato Alijai është hedhur përpara derës së urgjencës së spitalit “Villa dei Fiori”, nga një makinë tip “BMW” e errët, që mbante dy persona maskuar.

Sipas mjekëve, të cituar nga mediat italiane, i riu shqiptar është në rrezik për jetën. Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për të gjetur makinën tip “BMW”.

Nga hetimet e para i riu shqiptar mund të jetë qëlluar gjatë një tentative grabitjeje, të kryer së bashku me disa bashkëpunëtorë.

Rezidenca e fundit shqiptarit, i cili në gusht bëhet 30 vjeç, është qyteti i Perugia, por kjo e dhënë i përket viti 2014. Renato Alijai ka plagë të shumta në gjoks dhe në këmbë të shkaktuara nga një armë gjahu. /tvklan.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles