Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën e të Lulzim Berishës, për lirim të parakohshëm nga burgu. Kërkesa e tij u kundërshtua nga Prokuroria e Durrësit, që e konsideroi të padrejtë lirimin e parakohshëm.
Lul Berishës i kanë mbetur edhe 6 vjet burg për të vuajtur. Lulzim Berisha, njihet në media si kreu i “bandës së Durrësit”, e cilësuar si një ndër bandat më të përgjakshme në vendin tonë.
Ai është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Lartë. Banda merrej me trafik ndërkombëtar droge, prostitucion e trafik armësh.