Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Foto/ Vlorë, pranga cubit me “Porsche”, qëlloi me grusht policin

$
0
0

ArestimiMateus Ferhati është një 21-vjeçar nga qyteti i Vlorës, i cili ka rënë në prangat e policisë. Ai ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Porsche” me targa “AA 211 ML”, kur është ndaluar nga një efektiv policie në qytetin e Vlorës.

Pasi është konflitkuar me të për arsye të cilat ende nuk janë bërë publike, Ferhati e ka qëlluar me grusht policin në detyrë me iniciale L.S.

Djali, jeta luksoze e së cilit vihet re dukshëm nga fotot e mëposhtme që ai ka publikuar në profilin e tij në Facebook, ka rënë në prangat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128