Marjus Hoxha, 30 vjeç, ligjërues në Universitetin Zirve, është arrestuar mbrëmë në Ankara, nën akuzat se ka bindje guleniste (mbështetës i klerikut që jeton në SHBA, Fethullah Gulen), pra është antiregjimit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Familjarët e tij thonë për “Telegrafi-n” se, arrestimin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Shqipërisë në Ankara, por nuk kanë përgjigje se çfarë do të ndodhë me profesorin Hoxha.
“Familja kërkon ndihmën nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Jemi shumë të shqetësuar. Ai nuk ka asnjë lidhje me zhvillimet politike në Turqi”,- thotë një familjar i tij./Telegrafi/