Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Foto/ Vrasje me armë në Vlorë, 2 të vdekur dhe një i plagosur

$
0
0

largea_skene-krimi1406457594_1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Vlorës, ku 2 persona janë vrarë me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti në një lokal bastesh sportive te rruga e spitalit.

Viktimat janë: Ilir Beromema dhe Dhimitër Cani 60 vjrç, ndërsa kurse i plagosuri është Krenar Runaj 50 vjeç.

Burimet e para nga vend-ngjarja thonë se, ata janë qëlluar me kallashnikov, teksa ndodheshin para një pike bastesh.

Njëri nga viktimat është Ilir Deromemaj pronar i pikës së basteve ku ka ndodhur ngjarja. Burime nga Policia e Vlorës thonë se Deromemaj është person me precedent, pasi në vitin 1998 ka vrarë Lame Gockajn. Policia dyshon se, Ilir Deromemaj ka qenë objekt i sulmit të armatosur.

Ka qenë një person me kallashnikov që qëlloi me breshëri në drejtim të lokalit dhe më pas u largua me shpejtësi.

Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit, me qëllim kapjen e autorëve.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles