Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Ja çfarë u ndodhi “Shqiponjave” që dhunuan kunatin e Tahirit…

$
0
0

forcatVëllai i bashkëshortes së Ministrit të brendshëm Saimir Tahiri është dhunuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth 10 ditë më parë në unazën e kryeqytetit pranë banesës së këtij të fundit, ku ai ushtron edhe një biznes privat bar kafe.

Ditën e ngjarjes, forcat “Shqiponja” kishin marrë informacion se pikërisht në këtë lokal gjendej një person i armatosur, prandaj ata morën masa duke shkuar pranë lokalit, por pa ndërhyrë në të.

Por prania e shtuar e forcave policore përballë biznesit e ka shqetësuar kunatin e ministrit dhe ai ka kërkuar të dijë pse policia ndodhej aty.

Kur ka marrë përgjigje negative, ai ka nisur të debatojë me efektivët. Efektivët nuk e kanë ditur se gjendeshin përballë kunatit të ministrit dhe e kanë dhunuar dhe prangosur atë.

Gjatë kësaj kohe në atë zonë kaloi eskorta e ministrit Tahiri, ku së bashku me të ishte dhe një anëtar i kabinetit i cili sqaroi situatën.

Për këtë ngjarje “News24” mëson se drejtori i Policisë Tiranë, Ervin Hodaj ka pezulluar për tri ditë, 7 efektive të forcave “Shqiponja”. Më pas drejtoria e Standardeve në polici ka dhënë si masë një pezullim më të gjatë për efektivët./BW/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles


Zonja Dila (Dila Hanim) pj.193 - KTV - FUND


Te dergoj urime


Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)


Urime Ditelindjen Shoqe


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


S’ka më modele thatanike për Gucci dhe Dior


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Kerkoj 2 mashqi