Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Foto/ Makinat e pushtetarëve parkim dysh në Bllok, policia hesht

$
0
0

412Në mes të ditës në një nga rrugët më të populluara të zonës së ish-Bllokut në Tiranë, aty ku ndalohet rreptësisht parkimi i makinave, janë parkuar rresht 5 makina luksoze, një prej tyre duket qartazi që i përket një zyrtari të lartë.

Policia rrugore ndodhet pak metra më tutje duke soditur qetësisht këtë situatë.

Nuk e dimë nëse kjo është porosi për forcat e rendit, apo preferencë e policisë rrugore ti lejojë këto makinë luksoze të “mbretërojnë” qetësisht në rrugë duke bllokuar trafikun, ndërkohë që për çdo makinë tjetër një veprim i tillë do të ishte i ndaluar, madje policia “që ne duam” nuk do të kursente as gjobat për veturat modeste…

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128