Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Shkodër/ Po hante sallam, 13-vjeçares i ngec një copë metali në fyt

$
0
0

sallamMoskontrolli i cilësisë së produkteve ushqimore që tregtohen i ka rrezikuar jetën një vajze 13 vjeçe, banuese në fshatin Grudë e Re, në Shkodër.

Angjelin Rrethaj, babai i vajzës rrëfen se si një pjesë metalike që ndodhej në përbërjen e sallamit të blerë, i ka ngecur në fyt vajzës së tij duke i rrezikuar jetën.

“Po shkoja në punë kur dëgjoj 4 fëmijët që po bërtisnin në dhomë. Shkoj aty dhe gjej vajzën të mekur. Me vështirësi merrte frymë. Tregonte me shenja se diçka i kishte mbetur në fyt, ndërsa nuk fliste dot.

Duke e shtypur e futur gishtat në gojë arrita të nxjerr atë që i pengonte frymëmarrjen. Ishte një copë metali që ndodhej brenda sallamit që kishim fërguar dhe nuk ishte konstatuar pasi ishte në brendësi por kur e ka kaluar i ka mbetur në fyt.

Shyqyr që u ndodha në shtëpi se ndryshe nuk di çfarë mund të ndodhte pasi vajza nuk fliste e nuk merrte frymë”,- ka thënë Rrethaj, raporton sot Shekulli.

“Asgjë që blejmë nuk ka siguri. Shkova aty ku e kisha blerë por shitësi nuk e prodhon dhe nuk e di çfarë ka brenda. Sallami është prodhuar nga një firmë në Shkodër. Shkova dhe u thashë dhe më kërkuan falje, por falja nuk ka kuptim kur rrezikohen jetën e konsumatorëve.

Kësaj i thonë me ble me lekë vdekjen. Askush nuk i kontrollon. Bllokojnë tregun e bagëtive të gjalla. Por produktet që përpunohen e tregtohen nuk i kontrollon njeri. Asnjë ushqim nuk ka siguri”,- thotë Angjelin Rrethaj.

Ai i është drejtuar dhe autoritetit të ushqimit në Shkodër prej të cilëve thotë se është falënderuar, por shton se duhet përgjegjshmëri tek prodhuesit dhe ato që kontrollojnë sepse pasojat e dëmit nuk ndreqen dot pasi ai ka ndodhur.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles