Prokuroria e Përgjithshme ka regjistuar sot kallëzimin penal ndaj Ministrit Saimir Tahiri.
Kallëzimi është bërë pak ditë më parë, kur anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e kanë akuzuar Ministrin e Brendshëm për veprat penale të kanosjes ndaj gjyqtarit dhe intimidim.
Vendimi për të kallëzuar penalisht Saimir Tahirin u mor në një mbledhje jashtë radhe të thirrur nga Kryetari i këtij institucioni, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Arsyeja janë akuzat që Ministri ka bërë në adresë të gjyqtarit Arian Aliaj, i cili vendosi masën e pezullimit nga detyra për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.
Anëtarët e KLD i kanë cilësuar sulme të papranueshme, fyese dhe kërcënuese deklaratat e Tahirit në adresë të gjyqtarit Arjan Aliaj, pasi për ta, ato bëhen për të intimiduar jo vetëm z. Aliaj, por dhe trupën gjyqësore në tërësi./tvklan.al