Elvis Bajaziti, drejtori i Hipotekës Lushnjë dhe shoferi i tij Aurel Tiranishti janë vënë në pranga me akuzën e korrupsionit.
29-vjeçari Bajaziti në bashkëpunim me 35-vjeçarin Tiranishti i kanë marrë 3 mijë euro një qytetari për t’i dhënë certifikatën e pronësisë.
Ata janë arrestuar në flagrancë teksa merrnin shumën e parave.
Mbi ta rëndojnë dy akuza, ajo e “Korrupsionit pasiv” dhe “Ushtrim i paligjshëm i personave që ushtrojnë funksione publike”.