Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Sherri për gruan e Kurtit: Ja pse ndodhi përplasja në Kavajë

$
0
0

kid-kazazi-2Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme, në qendër të qytetit të Kavajës, ku pas një sherri verbal dhe fizik, Saimir Kurti qëlloi me armë duke lënë të plagosur Kid Kazazin, babanë e tij Eqerem Kazazi dhe një tregtar ambulant. Autori arrestohet disa minuta pas ngjarjes. Reagon PD: Banditi i Ramës dhe Rroshit shkrehu armë mbi kreun e FRPD-së.

Të shtënat me armë dhe sherri mes të “fortëve” të Kavajës ngjyroset edhe me karakter politik.

Ish-nënkryetari i PS-së së Kavajës dhe drejtori i Zyrës së Punës, Saimir Kurti, ka plagosur tre persona pas një konflikti të momentit.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Kavajës, ku Kurti qëlloi mbi babë e bir Eqerem dhe Kid Kazazi, ndërsa mori plagë edhe një qytetar që në ato momente po shiste mallra të ndryshme buzë trotuarit.

Mësohet se Kid Kazazi është kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Kavajës, ndërsa Kurti një nga eksponentët kryesorë të së majtës në këtë qytet.

Të tre të plagosurit u dërguan në Spitalin e Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht u tha se konflikti verbal ka nisur mes Kurtit dhe Eqerem Kazazit për parkimin e një automjeti.

Panorama raporton se Kazazët nuk kanë lejuar gruan e Kurtit të parkojë makinën.

Dëshmitarët shprehen se parkimi ishte “sebepi” për të nxitur mllefin politik që kishin mes tyre, pasi si autori, ashtu edhe dy të plagosurit, njiheshin më parë me njëri-tjetrin.

Më pas, situata ka shkuar deri në përleshje fizike, ku në sherr u përfshi edhe 21-vjeçari Kid Kazazi.

Në ato momente, Kurti ka qëlluar me armë zjarri pistoletë 9 mm në tokë dhe disa materiale të ngurta, për shkak të shprehjes së plumbave dëmtuan lehtë atë e bir, ndërsa dëmtime mori edhe tregtarin ambulant që gjendej në anën tjetër të rrugës.

“Nga informacionet paraprake, mësohet se rreth orës 10:30 ka ndodhur konflikti, i cili ka degraduar në plagosjen me armë zjarri të shtetasve E. K., 48 vjeç; K. K., 21 vjeç dhe D. Xh., 46 vjeç, banues në Kavajë. Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasit Saimir Kurti. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” -thuhet në njoftimin e policisë.

Aktualisht, Saimir Kurti nuk mbante asnjë post publik dhe politik, pasi në vitin 2014 ai dha dorëheqjen si kreu i Zyrës së Punës, pas denoncimit që bëri PD-ja, duke e akuzuar Kurtin se ishte person me precedent penal, i dënuar më parë për kontrabandë mallrash.

Gjithsesi, ai është parë shpesh në mbështetje të kreut aktual të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi dhe së majtës në këtë zonë.

Ndërsa nga ana tjetër, edhe Eqerem Kazazi ka qenë dëshmitar në çështjen e “Bandës së Durrësit”, por jo i implikuar drejtpërdrejt, por emri i tij kaloi nën hetim për ndryshim të dëshmisë.

Ndërkohë, i plagosuri tjetër Kid Kazazi nuk ka pasur probleme me ligjin dhe kohët e fundi është zgjedhur si drejtues i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë.

Për të mësuar më shumë rreth këtij incidenti, zyrtarë të lartë të PD-së të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, janë nisur drejt Kavajës dhe vizituan në spital të plagosurit.

Në reagimin zyrtar të Partisë Demokratike, kjo ngjarje dënohet rëndë dhe përgjegjës kanë bërë drejtues të qeverisë.

“Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e rëndë kriminal në Kavajë, ku banditi i Rroshit, njeriu që Edi Rama e bëri drejtor të Zyrës së Punës, drejtues të PS-së së Kavajës, Saimir Kurti, shkrehu armët duke plagosur kryetarin e FRPD Kavajë, Kid Kazazi, ku ka mbetur i plagosur dhe një kalimtar. Këto akte të përsëritura agresioni, dhune dhe gjakosje me armë ndaj drejtuesve, anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike janë pasojë e kriminalizimit të pushtetit nga Edi Rama” -thuhet në reagimin e PD-së.

Tashmë Kurti ndodhet në dhomat e paraburgimit pasi u arrestua në kushtet e flagrancës ndërsa po merret në pyetje nga ana e prokurorëve.

Fatmirësisht, mjekët e Spitalit të Durrësit konfirmojnë se asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën, por për t’u siguruar mbi shëndetin e tyre është vendosur që të qëndrojnë për pak kohë në ambientet spitalore.

Ngjarja mund të kishte përfunduar me pasoja edhe më të rënda pas sulmit me armë të kryer nga Saimir Kurti.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128