Drejtori i Tatimeve ne Shkoder Hysen Hysaj, u lirua sot nga gjykata, duke e lene nen masen e sigurise “detyrim paraqitje”.
Seanca u be me dyer te mbyllura, dhe nga sa u mesua, Hysaj nuk ka pranuar asnje nga akuzat e prokurorise.
Ai u arrestua tre dite me pare për shpërdorim detyre.
Hysaj akuzohet se ka rimbursuar në mënyrë të kundërligjshme nje kompani, duke i kthyer Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ne vleren e 10 milionë lekëve të reja.
Prokuroria tha se se kompania në fjalë ka administrator djalin e motrës së drejtorit, i cili kishte humbur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së.
Sipas akuzës, kjo kompani nuk e ka shlyer detyrimin doganor për disa blerje të vitit 2012 dhe ndërkohë ka bërë kërkesë për rimbursimin e TVSH-së.
Nga ana e administratës tatimore rezulton se nuk është kryer asnjë verifikim për kërkesën e subjektit, si edhe nuk është ushtruar kontroll mbi aktivitetin e tij./ABC