Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Video/ “Tezja e kokainës”, Valentina Tufina qan në seancën e gjyqit

$
0
0

valentina-tufa1Valentina Tufina shtetasja shqiptare e njohur si “tezja e kokainës” qau në gjykimin ku akuzohet për përpunim droge.

Në gjykimin ku të akuzuar janë edhe Veim e Vebi Berisha dhe Alban Zena u dha fjala përfundimtare e prokurorit dhe avokatit të Valentina Tufinës.

Prokurori i Prokurorisë Speciale në fjalën përfundimtare kërkoi dënim për të akuzuarit, ndërsa Bajram Tmava, avokati i Tufinës shprehu shqetësimin për mbajtjen që dy vjet në paraburgim të klientes së tij.

Tmava shprehu habinë se si u lejua një shtetas shqiptar të vijë për ta marrë drogën në Kosovë, pa u ndaluar në kufi.

“Shqetësimi i parë ka qenë se pse është lejuar shtetasi i Shqipërisë të vijë në Kosovë kur është ditur qoftë prej organeve ndjekëse të Republikës së Shqipërisë, qoftë prej atyre të Kosovës që një sasi e substancës narkotike do të merret  në Kosovë  dhe pse i njëjti nuk është ndaluar në territorin e Republikës së Kosovës”,- deklaroi Tmava.

Tmava më tej pretendoi se klientja e tij është viktimë. “Besoj që ia ka punuar dikush, e kush është ai që ia ka punuar, as Republika e Shqipërisë e as ajo e Kosovës se ka sqaruar, ata që janë në arrati, dikush prej tyre ia ka punuar”,- tha avokati Tmava.

Për shkak se e akuzuara Tufina qau thuajse gjatë tërë seancës, nuk ishte në gjendje të deklarohej se a pajtohej me fjalën përfundimtare të mbrojtësit të saj.

Avokatët e te akuzuarve tjerë u pajtuan që fjalën e tyre përfundimtare ta japin më 6 korrik 2016. Prokuroria Speciale akuzon Veim e Vebi Berishën, Alban Zenën e Valentina Tufinën se gjatë muajit qershor të vitit 2014, në bashkëpunim me të pandehurin Reald Hysolli, kanë blerë dhe poseduar kokainë për ta shitur.

Sipas aktakuzës, kokaina në sasi prej 7 kilogramësh ka ardhur në Kosovë nga Shqipëria, ndërsa është përpunuar nga Valentina Tufina në shtëpinë e Veim dhe Vebi Berishës nga fshati Rosuj i Komunës së Pejës.

Kjo sasi kokaine pastaj e ndarë në 14 pako është transportuar përsëri në Shqipëri nëpërmjet Reald Hysollit. Për rastin e përpunimit të drogës në fshatin Rosuj të Pejës, “Drejtësia në Kosovë” shfaqi një emision në korrik të vitit të kaluar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128