“Për Elvis Rroshin ligji është aplikuar në mënyrë të padrejtë”.
Është kjo deklarata e bërë në një konferencë për shtyp nga avokati i të zgjedhurit socialist, për Bashkinë e Kavajës, Theodhori Sollaku.
Bashkë me të në konferencë për mediat doli edhe avokati italian, i cili ka ardhur enkas nga shteti fqinj për të mbrojtur Elvis Rroshin.
“Kam nderin dhe përgjegjësinë për të mbrojtur një kryebashkiak të dashur për popullin. Kam besim se Gjykata Kushtetuese shqiptare do di të ndërhyje dhe reagojë për të rregulluar këtë padrejtësi për Elvis Rroshin. Dënimi për Elvis Rroshin ka të bej me një vepër penale të kryer nga një minoren dhe për të cilën ai s’ka patur asnjë dijeni. Kjo vepër penale është konsideruar e shuar me datën 28 shkurt të vitit 2000”, ka deklaruar avokati italian Francesco Paolo Sisto.
Sipas tij, mbrojtja që po i bën të zgjedhurit të socialistëve, nuk është një luftë për Elvis Rroshin, por për të drejtat e njeriut.
Nga të dhënat e Prokurorisë janë siguruar informacione se Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm, në disa vende të Europës. E më konkretisht, me emrat Enver Proshi, Enver Rroshi, Bashkim Hallulli, Elvis dhe Ervin Rroshi.
Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore, 41 – vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij për falsifikim dokumentesh, duke u shprehur se për rastin e Campobassos nuk kishte patur asnjë lloj dijenie më parë.
E kaluara kriminale e Elvis Rroshit u zbulua nga Agjencia e Zbatimit të Ligjit të Bashkimit Europian, e njohur si Europol, e cila i vuri në dispozicion Prokurorisë materialin mbi Kryebashkiakun e Kavajës./tvklan.al