Treni i shpejte TGV qe udhetonte nga Lens per Paris i ores 18:32 minuta ka ndalur në stacionin e Arras pas nje alarmi per bombe.
Mbi 1000 shqiptare ndodhen ne tren ne rrugen e kthimit per Paris. Policia thote se eshte gjetur nje bagazh i pashoqeruar dhe i dyshimte.
Mijëra pasagjere të trenit të shpejte Lens – Paris të cilët janë detyruar të zbresin nga treni dhe të qëndrojnë në platforme pas një alarmi për bombë, kanë hipur në tren duke vijuar normalisht udhëtimin.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka sqaruar situatën. Në stacion nuk kishte eksploziv, por një valixhe e harruar.