Shtatë persona të tjerë u arrestuan për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të një procedimi të nisur prej vitit 2013.
Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë pjesë e një bande kriminale që trafikonte drogën drejt Greqisë dhe Italisë. Lënda narkotike kryesisht sigurohej në Lazarat dhe në malësinë e Vlorës. Më pas transportohej me mushka, grumbullohej në zonën e pyllëzuar të Delvinës ose në shtëpi të pa banuara dhe trafikohej jashtë vendit, në disa raste përmes malit me mushka.
Në kuadër të operacionit të koduar “Quaranta” u vunë në pranga për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës këta persona:
Petro (Abedin) Kuci, 47 vjeç, banues në Stiar, Delvinë. (Organizator).
Arben Kanina, 44 vjeç, banues në Delvinë. (Organizator).
Artur Shukulli, 42 vjeç, banues në Delvinë. (Transportues).
Donald (Qosja) Shandro, 36 vjeç, banues në Lushnje. (Organizator).
Bledar Murati, 29 vjeç, banues në Durrës. (Transportues).
Xhovan Saraçi, 30 vjeç, banues në Durrës. (Transportues).
Policia e Shtetit ka publikuar edhe videon e aksionit të arrestimit.