Një 38-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Tiranës.
Elton Premçe është arrestuar gjatë operacionit të koduar “Skifteri” nga efektivët e Komisariatit të Policisë numër 2.
Ai është kapur në flagrancë duke vjedhur kasetofonin e automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit G. S.
Nga hetimet e policisë rezulton se ai është autori i të paktën 6 vjedhjeve të tjera. Policia thotë se 38-vjeçari Elton Premçe ishte bërë makthi i drejtuesëve të automjeteve.
Premçe rezulton të jetë i dënuar edhe më parë në Francë për vjedhje.
Vjedhjet e dokumentuara
Më datë 09.06.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Smart” në pronësi të shtetases O. S.
Më datë 10.06.2016, vjedhje kasetofonit në mjetin tip “Smart” në pronësi të shtetases A. S.
Më datë 29.03.2016, vjedhje e sendeve në brendësi të mjetit tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetases A. B.
Më 29.03.2016, vjedhje e sendeve në brendësi të mjetit tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit F. Gj.
Më datë 14.05.2016, vjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit Xh. N.,
Më datë 17.05.2016, bjedhje e kasetofonit në mjetin tip “Opel” në pronësi të shtetases M. Q. /tvklan.al