Ai njihet me emrin Ali Qazimaj, 42 vjeç, i cili 20 vjet më parë shkoi në Britani duke përfituar azil si refugjat lufte nga Kosova.

Mirëpo, autoritetet britanike kanë zbuluar se Ali Qazimaj e ka të vjedhur këtë identitet. Ai i ka marrë identitetin një shtetasi kosovar, i cili është arrestuar dje në Pec të Kosovës për shkak të urdhrit ndërkombëtar, raporton panorama.

Pas verifikimeve doli se vrasësi i ka vjedhur identitetin e plotë, atësinë, datëlindjen dhe gjithçka kosovarit.

Qazimaj, i cili vrau çiftin anglez për pronësinë e një shtëpie, mendohet se ka udhëtuar në Francë pas krimit me një identitet tjetër italian. Dyshohet fort se ai mund të tentojë të kthehet në Shqipëri.