Policia e Tiranës ka arrestuar një 36 vjeçar pasi motra e tij nga nëna e ka denoncuar se e ngacmonte seksualisht.

Ai rezulton të jetë me precedentë penalë, pasi kohë më parë është dënuar për vjedhje dhe plagosje të lehtë me dashje.

Nga denoncimi i 15 vjeçares, vëllai i saj e ngacmonte seksualisht në banesë.

Mësohet se ai akuzohet edhe se ka përndjekur motrën e tij.

Pas denoncimit, policia ka vënë në pranga 36 vjeçarin dhe ka lëshuar urdhër-mbrotje ndaj të miturës./Opinion