Një apartament në Korçë është përfshirë nga flakët e zjarrit si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.
Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e zjarrfikësve dhe policia.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Zjarri ka rënë në një banesë në lagjen nr.16 pranë Xhamisë së Re.