Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Parkingjet në Vlorë, KLSH kërkon shkarkimin e prefektes

$
0
0

vloreKontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr raportin për çështjen e dhënies me koncesion për parkingjet në Vlorë dhe jep detaje të shkeljeve të procedurave. Dëmi ekonomik i këtij koncesion shkon mbi 184 milionë lekë. I propozohet kryeministrit Rama që të ndëshkojë prefekten Hoxha dhe të merren masa edhe për gjashtë zyrtarë të bashkisë.   

 

Koncesioni i parkimit publik në qyteti e Vlorës, i firmosur shpejt dhe i pasuar me shumë mistere nga ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika dhe zyrtarë të tjerë të pushtetit lokal, konsiderohet i paligjshëm edhe nga KLSH-ja. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar anulimin e koncesionit me pagesë në rrugët e qytetit të Vlorës. Ndërsa u kërkua edhe marrja e masave administrative me paralajmërim për largim nga puna për prefekten e qarkut Vlorë, Ediona Hoxha dhe disa zyrtarë të bashkisë së këtij qyteti. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ku sipas këtij institucioni, nga verifikimet e kryera nga inspektorë të KLSH-së rezultoi se favorizohen qartazi kompani koncesionare, çka sjell edhe dëm financiar.

“Kontratat koncesionare për parkimin me pagesë në rrugët e qytetit të Vlorës duhen anuluar. Nëse zbatohet kontrata koncesionare, ndikimi financiar në Bashkinë e Vlorës do të jetë negativ, sepse subjekti privat që merr me koncesion parkimet, përfiton me të padrejtë 184.47 mln lekë”, – deklaron KLSH. Një koncesion i tillë i dhënë katër muaj më parë shkaktoi mjaft reagime. Së pari, ajo kaloi nxitimthi nga pushteti lokal dhe jepej për një periudhë të gjatë, madje u ndryshua në momentet e fundit, nga 10 në 15 vite.

Në atë kohë për kryebashkiakun Shpëtim Gjika kishin nisur disa procese hetimi dhe gjykimi në lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare në bashkëpunim. Ndërsa në vendimin e dhënies me koncesion të parkingjeve në mënyrë të përshpejtuar u përfshi edhe prefektja, e cila kishte firmosur fillimisht këtë koncesion, ndërsa më pas, si rezultat i reagimit qytetar, ajo u tërhoq, duke u shprehur se do të verifikoheshin të gjitha procedurat e ndjekura. Gjithsesi nga hetimet e kryera nga specialistë të Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë konstatuar shkelje si nga ana procedurale e koncesionit, ashtu edhe pasojat e dëmit financiar.

“Procesi i përzgjedhjes së ofertuesit fitues nga komisioni i dhënies me koncesion, partneritet publik privat, është bërë në kundërshtim me ligjin nr. 125/2013, datë 25.04.2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar, VKM nr. 575, datë 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe dhënies së koncesioneve/partneritetit publik privat” dhe Dokumenteve Standarde të Koncesionit Partneritet Publik-Privat, duke favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomikë”-thuhet në raportin e KLSH-së.

Ndërsa në lidhje me dëmin financiar, është bërë vlerësimi i koeficientit të shfrytëzimit të vendparkimeve, i përcaktuar nga komisioni i dhënies me koncesion. “Janë llogaritur të ardhura të pritshme në vlerën 117,142,544 lekë, ndërsa nga llogaritjet e kryera për shfrytëzimin e gjashtë ditëve të javës (plus e shtuna), vlera e të ardhurave te pritshme është 1,171,425,440 lekë, pra e llogaritur më pak nga komisioni, në vlerën 218,360,000 lekë”. Për këto shkelje, KLSH i ka kërkuar Kryetarit të Bashkisë Vlorë, fillimin e procedurave ligjore për dhënien e masës disiplinore “Vërejtje me paralajmërim deri në largim nga Shërbimi Civil” të gjashtë punonjësve, konkretisht për tre zv/kryetarë të Bashkisë, për Drejtorin e Infrastrukturës si dhe për dy specialistë të Bashkisë Vlorë. Ndërsa në këtë abuzim, jashtë loje nuk ka mbetur edhe Prefektura e Vlorës.

Pasi ka qenë institucioni I cili menjëherë miratoi koncesionin, pa kryer verifikimet e nevojshme në lidhje me praktikën e ndjekur nga bashkia dhe anëtarët e këshillit bashkiak. “Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë ka shprehur ligjshmërinë e konfirmimit të dy vendimeve të miratuara nga Këshillit Bashkiak Vlorë për këtë koncesion, përkatësisht vendimi nr. 45, datë 09.10.2014, ‘për miratimin e dhënies së koncesionit për administrimin e shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë’, konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Vlorë dhe vendimi i Këshillit Bashkiak nr. 57, datë 11.12.2014 ‘për miratimin e dhënies së koncesionit për administrimin e shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë’, konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës Vlorë’. Këto vendime, të cilat kanë lejuar Bashkinë që të vijojë me procedurat e dhënies me koncesion, janë në kundërshtim me nenet 27, 37 dhe 38, të ligjit nr. 125/2013 për koncesionet”.

Kështu thuhet në materialin e KLSH-së, që flet edhe për përgjegjësinë dhe të prefekturës në koncesionin e parkingjeve në Vlorë. Katër muaj më parë, teksa kjo çështje u bë publike pati reagime të shumta qytetare, pasi prej kohësh përflitej për një koncesion të tillë për një periudhë të gjatë dhe pa ndjekur procedurat ligjore. Dhe përveç bashkisë, e cila u mor me përgatitjen e materialeve dhe shpalljen fitues të koncesionarit, përgjegjësi mban edhe institucioni i prefekturës, që miratoi menjëherë vendimin koncesionar, por më pas u tërhoq. “KLSH i ka rekomanduar kryeministrit të vendit fillimin e procedurave ligjore për dhënien e masës disiplinore, vërejtje me paralajmërim deri në largim nga detyra’, për Prefektin e Qarkut Vlorë, Ediona Hoxha”, – thuhet në njoftimin e KLSH-së. Tashmë çështja e koncesionit të parkimeve publike në qytetin e Vlorës, pas reagimit qytetar kaloi edhe në atë institucional dhe KLSH konstatoi shkelje.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles


Prishtinë: E diela të bëhet ditë pushimi për të gjithë


Femij i vogel ne enderr


Frizura te thjeshta per nuse elegante


Cunami në Top Channel: Nga Rudina Xhunga te Monika Stafa, të gjitha largimet


Misteri i fshatit ku vajzat shndërrohen në djem


Thënie nga Ramiz Karaeski


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


sex me lek


Syri i keq (mësyshi)


Urime Ditelindjen Shoqe