Ish-efektimi i policisë, Alban Trimi do të mbetet ende në burg. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit ditën e sotme.
Trimi akuzohet për veprën penale të veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, pasi dyshohet se ka prishur skenën e krimit duke fshehur armën që mbante me vete viktima Elton Çiço.
Ky i fundit u ekzekutua rreth një muaj më parë në lokalin “De Niro”, në Tiranë.
Për këtë vrasje, prokuroria akuzon zyrtarisht Jani Aliajn dhe Renato Milloshin, të cilët janë shpallur në kërkim.