Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Video/ Fier, pas aksidentit shoferët e dehur përleshen fizikisht në sy të policëve

$
0
0

jko;;;;Pasditen e sotme në autostradën e Fierit janë aksidentuar dy makina. Patrulla e Policisë Rrugore kishte ndaluar një makinë tip furgon dhe po kryente procedurat përkatëse të kontrollit mbi dokumentacionin.

Në atë moment, një mjet tip “Benz” ka ardhur me shpejtësi të madhe dhe e ka goditur makinën të cilën policia e kishte ndaluar.

Përveç faktit se djemtë e benzit përplasën një makinë nga shpejtësia, ata kanë dalë nga makina të irrituar duke i kërkuar llogari shoferit të furgonit.

Sipas raportuesit, djemtë ishin në gjendje të dehur dhe nuk ishin të aftë të logjikonin. Situata ka denigruar deri në atë fazë saqë shoferët janë përleshur fizikisht pa u shqetësuar nga prezenca e policëve.

Këta të fundit nuk kanë mundur ta qetësojnë dot situatën. Më pas djemtë kanë kërcënuar edhe policët, madje në inat e sipër kanë tentuar edhe t;i qëllojnë me grushte.

Vazhdojmë të shohim çdo ditë situata të tilla të shëmtuara që nuk përcjellën asnjë mesazh pozitiv.

Me denoncimin e këtyre rasteve, ne synojmë sensibilizimin e shoferëve për të pasur kujdes me rregullat e qarkullimit rrugor dhe mbi të gjitha të mos shfaqin shenja dhune në asnjë lloj situate!

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128