Pas publikimit të rasteve të turpshme, ku maniakë të ndryshëm bëjnë veprime të turpshme në urbanet e Tiranës, një djalë na shkruan dhe sjell dëshminë e tij për një rast të tillë.
Sipas tij, personat që kryejnë këto veprime të turpshme, janë po të njëjtit njerëz që vjedhin telefona apo celularë nëpër urbane.
Kështu, sipas tij, maniakë të tillë veprojnë në grupe ku fusin në mes “prenë” e radhës dhe më pas sulmon njëri nga ta: me vjedhje apo ngacmim seksual.
Djali thotë se ka qenë dëshmitar i plot rasteve të tilla dhe madje njëherë ka ndërhyrë kur ka parë një ngacmim seksual.
Gjithashtu, ai bën thirrje që nëse dikush është dëshmitar i skandaleve të tilla në urbane, të telefonojë 129-ën që të merren masa menjëherë dhe vetëm kështu ndoshta këta maniakë do arrijnë të përmbahen./JOQ/