Specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore Dibër, pas veprimeve të kryera gjatë ditës së djeshme mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas kallzimit të bërë në orët e mbasdites së datës 26.05 2016 nga Kryetarja e Degës Posta sh.a Dibër shtetsja S. Ç, kanë nisur procedimin penal duke shpallur në kërkim dhe po punohet së bashku me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Skerdinand Hoxha, 28 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër dhe banues në Maqellarë , Rrethi Dibër.
Shtetasi i mësipërm duke shfrytëzuar detyrën si “Kryetar e punonjës Shërbimi i Zyrës Postare Maqellarë, Dega e Postës sh.a Dibër, ka tërhequr nga arka e Degës së Postës sh.a Dibër për kryerjen e shërbimeve një sasi prej 7.356.092 lekë të reja dhe është larguar duke marrë me vete dhe shumën në fjalë.
Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet.
Po punohet për kapjen dhe ndalimin e tij.
Skerdinand Hoxha, është një eksponent i LSI, parti e cila ka në kontroll postën.
Ky i fundit është vendosur në listat për këshilltar bashkiak në bashkinë e Dibrës në zgjedhjet lokale në vitin 2015 nga LSI.
Ai ishte i 9-ti në renditje nga një listë emërore prej 31 personash.
Nga votimi, LSI arriti që të nxirrte vetëm 3 këshilltarë bashkiakë.