Një punëtor ka vdekur pasditen e sotme në Bulqizë gjatë ngarkimit të kamionit me rërë të bluar të kromi. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.
“Rreth orës 16.45, njoftohemi nga Spitali Bulqizë se kanë çuar pa shenje jete në Spital shtetasin Bujar Llaka, 50 vjeç, banues ne Bulqizë, pasi tek Fabrika e Pasurimit gjatë ngarkimit të kamionit të tij me rërë të bluar kromi, me targa ‘Dr 24 49 F’, është përmbysur kamioni aksidentalisht ku për pasojë e ka zënë poshtë drejtuesin e mjetit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”,- njofton policia.