
Ata që pranojnë të flasin janë fqinjët e Balilëve në fshatin Straje, me 700 banorë e që duket se ka një nivel shumë më të lartë jetese sesa fqinjët përreth.
Përveçse e cilësojnë politike çdo gjë që ndodh me Klement Balilin, fqinjët e tij thonë se ai është bamirës që ndihmon më të varfrit.
Hetimi i policisë greke, asaj shqiptare dhe DEA-s amerikane e cilëson Klement Balilin një nga drejtuesit e trafikut ndërkombëtar të drogës. 17 nga bashkëpunëtoret e tij në Greqi e Belgjikë u arrestuan, 6 prej të cilëve shtetas shqiptarë.
Por vetë Klement Balili është zhdukur, ndërsa nga drejtuesit e lartë të Ministrisë së Brendshme në Shqipëri thuhet se së shpejt ai do të arrestohet.