Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Shqipëria “Kolumbia e Evropës”, po tani kush na e heq damkën?!

$
0
0

LazaratE përditshmja italiane Corriere della Sera i ka kushtuar një artikull të gjerë sot skandalit të drogës që ka shpërthyer në vendin tonë, por që duket se po u bën më përshtypje të huajve se sa shqiptarëve, të cilët janë mësuar apo përpiqen t’i minimizojnë skandale të tilla, kushedi përse…

Gazeta italiane e quan Klemend Balilin “Eskobari i Ballkanit”, jep të dhëna për praninë e tij të shpeshtë në Milano, ku takohej me trafikantë dhe shpërndarës shqiptarë droge dhe më pas bën një pohim: Balili është një funksionar dhe një i besuar i qeverisë shqiptare.

Të huajve nuk iu intereson nëse është i PS-së apo i LSI-së, atyre iu bën përshtypje thjesht që një person i veshur me pusghtet nga Shqipëria është kryetrafikant droge.

Corriere thekson faktin se tashmë ky kryetrafikant eshtë zhdukur sa hap e mbyll sytë dhe hedh dyshimet se mund të gjendet në Greqi.

“Që në drejtësinë shqiptare ka diçka që nuk funksionon dihet: kriminelët që janë pranë arrestimit nga hetuesit e huaj, marrin informacione në kohë dhe zhduken. E Konsideruar nga shumëkush si ‘Kolumbia e Evropës’, për prodhimin e lëndëve narkotike, ‘rafineritë’ dhe klanet që bëjnë miliona me drogën, Shqipëria po njeh një luftë të ashpër ndërmjet Shërbimeve sekrete dhe qeverisë”, – shkruan e përditshmja italiane.

Histori me Eskobarë dhe Kolumbi e Evropës, këtë damkë, nuk ka diplomaci dhe fqinjësi të mirë që e heq, përveç bërjes urgjente të reformës në drejtësi, që do t’iu japë fund Eskobarëve të dukshëm dhe atyre më të rrezikshëm që qëndrojnë pas tyre.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128