Policia e Vlorës, ka vënë në pranga një 31 vjeçar, i akuzuar për disa vepra penale dhe i shpallur në kërkim.
Erlis Dollani, banues në lagjen “24 Maji” të qytetit, u arrestua pranë banesës së tij, pasi ka kanosur me armë zjarri një shtetas për shlyerjen e një borxhi.
“Ky shtetas, ka kanosur me armë zjarri shtetasin: M.Z. për motive të dobëta (shlyerje borxhesh) pasi ky i fundit ka shkuar në banesën e shtetasit: Erlis Dollani, për t’i kërkuar disa para që, Dollani i’a kishte borxh.
Personi i shpallur në kërkim, në momentin që pikasi ardhjen e shërbimeve të policisë, tentoi të largohej nga banesa, por u bë neutralizimi dhe kapja e tij në mënyrë të menjëhershme si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit që mbante në duar në tentativë për të ikur”, sqaron policia lokale.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij i janë gjetur edhe 60 gr kanabis.
Ky shtetas është me precedentë të mëparshëm penale, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje automjetesh dhe banesash, si dhe armëmbajtje pa leje, etj.
– 1 armë zjarri “automatik model 56”,
– 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
– 2 krëhëra,
– 60 gr lëndë narkotike të llojit “kanabis sativa”.