Klemend Balili, 46 vjeçari që prej dy vitesh mban postin e Drejtorit të Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës, akuzohet nga Partia Demokratike si kreu i grupit kriminal që trafikon lëndë narkotike.
Përfaqësues të Partisë Demokratike, pretendojnë se sasia e drogës prej 700 kg hashash, e bllokuar në Greqi është në pronësi të drejtorit Balili, që dyshohet se drejton një rrjet të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të drogës. Në mediat greke, ai konsiderohet si baroni i drogës apo “Eskobari i Ballkanit”, por që janë treguar të rezervuar duke dhënë vetëm inicialet e tij, K.B.
ABC News ka kërkuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit dhe prokuroria e përgjithshme, nëse ata janë njoftuar nga pala greke, për personat e arrestuar apo shpallur në kërkim për 700 kg drogë, por dy institucionet në Shqipëri mohojnë të kenë dijeni se kush janë këta persona të dyshuar nga homologët e tyre grekë.
Nga ana tjetër, partia demokratike vazhdon të këmbngul se personi përgjegjës i 700 kg drogë, të kapur në ishullin Zakynthos në Greqi është e Klemend Balilit. Denoncimi i PD-së për emrin e Balilit është bërë edhe në vitin 2014, si të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës, vetëm pak kohë pas emërimit të tij në krye të Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës.
ABC News ka arritur të siguroi të dhënat e arrestimit të parë të Klemend Balilit, të bërë më 16 korrik 2006 në qytetin e Delvinës. Sipas policisë, në rrugën Qafë-Muzinë – Delvinë, rreth 15 km larg qytetit agjentët e policisë i kanë zënë rrugën furgonit me targa gjermane brenda të cilit ndodheshin 750 kg hashash, që kishte destinacion Greqinë. Në momentin e ndalimit, policia ka arrestuar dy inspektorët e policisë kriminale të komisaritit të Sarandës që po kryenin rolin e transportuesve të 750 kg hashash, Gentian Baba dhe Ylli Kapo. Përveç këtyre dy të arrestuarve, policia në atë kohë shpalli në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tjerë, Pelivan Mehmetaj dhe Ermail Nika. Pak kohë pas arrrestimit, prrokuroria i pushoi akuzën Klemend Balilit duke urdhëruar lirimin nga burgu. Katër bashkëpunëtorët e tjerë, Gentian Baba, Ylli Kapo, Pelivan Mehmetaj dhe Ermail Nika u dërguan në gjyq ku në vitin 2008 u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Me 10 vjet burg u dënua Pelivan Mehmetaj, ndërsa me nga 8 vite burg u dënuan tre bashkpëunëtorë e tij Ylli Kapo, gentian baba dhe Ermail Nika. Dënim ky që ju ul nga Gjykata e Lartë disa vite më pas, duke përfituar edhe uljen e 1/3 së dënimit përfundimtare për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Klemend Balili, njihet në Sarandë si pronar i hotel “DEA” dhe kompleksit “Santa Quaranta” dhe sipas mediave greke pas tij fshihet një politikanë I fuqishëm shqiptar./ABC