Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Grushta dhe shqelma, tre shkodranë grabitin të riun nga Budva, policia i prangos

$
0
0

sherr-dhuneTre persona janë vënë në pranga në Shkodër pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar për të grabitur një shqiptar nga Mali i Zi.

Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit duke u gdhirë dita e sotme në një lokal në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës.

Të arrestuarit në flagrancë janë identifikuar si Romario K., 23 vjeç , Sokol M., 28 vjeç dhe Altin B., 37 vjeç, nga Shkodra dhe fshati Grudë.

Sipas policisë, këta tre persona “në orën 01:00, në lagjen “Tom Kola”, në lokalin “Toplana” në bashkëpunim, kanë goditur me grusht dhe kanë tentuar ti marrin me forcë, çantën me 200 mijë lekë dhe 300 euro, 33-vjeçari me inicialet A. M., banues në Budva, Mal i Zi”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128