Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Vrasja e Enton Nikajt në Dajt, Gjykata: 22 vite burg për 5 autorët, Prokuroria kishte kërkuar 116 vjet

$
0
0
vrasjaGjykata e Tiranës ka dhënë sot dënimet për vrasjen e Enton Nikajt vitin e kaluar në fshatin Linzë të Dajtit.

22 vite burg kanë dhënë togat e zeza për 5 autorët, ku dënimi më i rëndë është ai i Emiljano Tashos, vrasësi i Nikajt, me 16 vite burg, ndërsa për katër të tjerët, gjykata është treguar zemërgjerë duke dhënë dënime nga 1 deri në dy vite burg.

nikaj

(Viktima Enton Nikaj)

Ajo që bie në sy është hendeku mes pretencës së Prokurorisë dhe vendimit të gjykatës. Organi i akuzës kërkoi në total 116 vite burg për pesë të arrestuarit, ndërsa gjykata dha vetëm 22 vite burg.

Erjon Biraçi është dënuar me 3 vite burg për përkrahje krimi, por përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë vetëm 2 vite burg.

Mirsad Kuçana dhe Ervis Martinaj janë dënuar nga 1 vit e 4 muaj. Ndërsa Bujar Hasani është dënuar me vetëm 1 vit burg.

Dënimet e dhëna nga Gjykata

Emiljano Tasho 16 vjet

Erjon Biraci 2 vjet

Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj

Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj

Bujar Hasani 1 vit burg –


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128