Policia kufitare e Rinasit ka prangosur një person më kombësi moldave por shtetas italian, pasi po tentonte të hynte në Shqipëri me pistoletë në brez.
Sistemi i sigurisë së airoportit ka pikasur një armë pistoletë tip “Baretta” që Igor Bodnari bante në brez.
Bodnari u ndalua nga efektivët e policisë dhe po merret në pyetje për të zbardhur arsyen se pse ai mbante armë dhe nëse është i përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale ndërkombëtare ose në vendin tonë.
Ende nuk ka asnjë të dhënë për këtë person ndërkohë që po punohet për zbardhjen e të shkuarës së tij apo lidhjet me vendin tonë.