Zënka dhe sherre të shpeshta ndodhin në transportin publik në kryeqytet, kjo më së shumti ndodh mes qytetarëve dhe faturinove, e deri edhe në dhunë dhe refuzim të dhënies së lekëve.
Autobusët e urbanit të Tiranës përveç se të tej mbushur me njerëz bwhen shpesh edhe skena tw ngacmimeve seksuale, vjedhjeve, e deri tek sherri.
Në videon e mëposhtme, duket më së miri sherri mes një gruaje dhe faturinos në urbanin e “Tiranës së Re”, të sheshi “Shqiponja”.
Sipas raportuesit, zonja ka refuzuar të paguajë biletën dhe që prej atij momenti reagimet e forta të gruas dhe të faturinos e degradojnë skenën deri në dhunë fizike.
“Faturinoja i kërkoi paratë ajo tha kam dhe s’dua t’i jap dhe ik mo na ca bythen i tha faturinos,, pastaj kur doli ajo nga urbani i tha faturin hip dhe njëher pa lekë po s’ti q…a ropt tha pastaj u kthye kjo dhe po ziheshin, por dolën ne rruge siç duket edhe ne video”,- ka raportuar qytetari i cili i ka nisur këtë video në “jetaoshqef”./Jetaoshqef.al/