Më datë 02.05.2016, nga ana e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me forcat e policisë të Komisariatit Kuçovë, u bë arrestim në flagrancë i shtetasve:
- Ismet Kumria, 50 vjeç, banues në Kuçovë,
- Artur Polovina, 43 vjeç, banues në Kuçovë.
Si dhe filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:
- A.Sh, 23 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i shtetasve Ismet Kumria dhe Artur Polovina u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin më armë (automatik) banesën e shtetasit F.Sh, 58 vjeç, banues në Kuçovë.
Në momentin kur autoret kanë hyrë në oborrin e banesës janë konstatuar nga i zoti i shtëpisë shtetasi F.Sh dhe djali i tij shtetasi A.Sh janë përleshur me njëri-tjetrin dhe më pas një nga autorët shtetasi Ismet Kumria ka qëlluar me armë, si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F.Sh, 58 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy autorëve.