Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Itali, Alfano: Dëbuam çiftin shqiptar që nxiste xhihadin, aksioni vijon

$
0
0

xhihadMinistri i Brëndshëm italian Angelino Alfano ka reaguar publikisht pas lajmit të riatdhesimit e të dëbimit të përhershëm të ciftit emigrant shqiptar nga Italia, të akuzuar si propagandues të luftës së shtetit Islamik ISIS.

“Vazhdon aksioni i parandalimit të terrorrizmit, shkruan Ministri Alfano në faqen e tij ne Twitter. Dëbohet cifti shqiptar që nxiste xhihadin. Shkon në 45 numri i të dëbuarve nga dhjetori deri më sot.”

Prej më shumë se një viti cifti shqiptar ishte nën mbikqyrjen speciale të Kuesturës së Peruxhas nën drjetimin e Francesco Moretti.

Hetimet vërtetuan se pozita e çiftit shqiptar shfaqej përherë e me shumë radikale ndaj sjelljeve e zakoneve perëndimore.

Aktivitetin propagandues ndaj xhihadit, cifti shqiptar e kryente jo aq nën internet se sa në takime e mbledhje private që në aparencë ngjanin me vizita mes të njohurish.

Bashkëshorti 32 vjecar prej kohesh ishte nën shënjestrën e grupit antiterrorist të Policisë Italiane e konsiderohej një element potencialisht i rrezikshëm por që deri me tani nuk ishte parë e arsyeshme ndërhyrja e forcave të rendit.

Ndërsa bashkëshortja e tij 23 vjecare kishte pak kontakte me botën përreth e dilte përherë e mbulur e vetëm për të marrë pjesë në takimet propaganduese./Ora


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images