Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Itali, shqiptari shkon të vizitojë të afërmit, shpallet i humbur prej 3 ditësh

$
0
0

imageVenar Sino, 51-vjeç, ka dalë nga banesa e të afërmve tij në Spilimbergo të Fruli-t (Itali), rreth orës 7 të  mëngjesit të datës 30 prill dhe nuk është kthyer më.

E shqetësuar, motra e tij lajmëroi autoritetet italiane pasditen e djeshme dhe për 51-vjeçarin nisën kërkimet, shkruajnë mediet lokale.

Sino kishte shkuar në Itali për të vizituar të afërmit dhe kishte si qëllim kthimin e tij në Atdhe, por nuk ishte nisur për në Shqipëri për shkak të një problemi shëndetësor.

Përveç kërkimeve në zonën e Fruli-t, karabinierët janë duke kërkuar edhe në stacionet hekurudhore e aeroporte, për të verifikuar nëse shqiptari ka vendosur të largohet nga vendi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128