Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Video/ Ja kush është Renato Cepa, identiteti i dytë i Arben Frrokut

$
0
0

Le-qeline-Frroku_1_0Këto janë dy dokumentet me të cilat lëvizte lirshëm deri më datën 6 Mars në Hollandë, Arben Frroku. Kjo është pasaporta greke e falsifikuar dhe me identitet të vjedhur një shtetasi shqiptar, me banim në Korçë.

Ndërsa kjo është patenta biometrike Greke e falsifikuar, ku duket fotoja e Arben Frrokut me identitetin Renato Tsepa (Cepa), vendlindja Shqipëri i datëlindjes 15.11.1967.

Kjo patentë siç duket është lëshuar me 14.06.2011 dhe kishte afat skadimi deri në qershor të vitit 2031, shkruan “TV Klan”.

Por kush është Renato Cepa? Televizioni “Klan” ka mësuar nga burime të Policisë së Shtetit se, shtetasi Renato Cepa, 49 vjeç, jeton në Korçë në Lagjen nr. 3, në rrugën “Nesti Dishnica” dhe është babai i tre fëmijëve. Ai ka jetuar për shumë vite në Greqi.

Ky shtetas po kërkohet nga Policia Shqiptare të merret në pyetje, si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e falsifikimit të dokumentave të tij.

Arben Frroku u ndalua më datën 6 Mars në Schipol, pranë aeroportit të Amsterdamit, nga një kontroll rutinë i policisë holandeze, për verifikim dokumentacioni.

Ai ka paraqitur një pasaportë dhe patentë greke, me identetin Renato Tsepa, i lindur në Korçë, më 15 nëntor të vitit 1967.

dokumemtet e frrokut

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128