Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e drekës në aksin Peshkopi- Tiranë. Një autoveturë e tipit “Mercedes Benz” me targa “AA 923 FH”, doli nga rruga dhe përfundoi në liqenin e Shkopetit.
Në automjet po udhëtonin 4 persona tre prej të cilëve vëllezërit Rexhepi, si dhe një kushëriri i tyre, Fitim Nelku, që të gjithë punëtorë ndërtimi në Shupenzë.
Dy viktimat janë Afrim Rexhepi dhe Fitim Nelku, ndërsa të plagosur janë dy vëllezërit e tjerë Artan dhe Ajet Rexhepi.
Viktimat janë dy pasagjerët, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe vëllai i tij, të cilët janë dërguar në spital.
Makina ka dalë nga rruga, sa del nga tuneli i Shkopetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13: 45 minuta.
Paraprakisht policia bën me dije se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit, nga ana e drejtuesit të mjetit, ose ndonjë problem shëndetësor i tij.
Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin e ndodhur mesditën e sotme në Shkopet, ku një makinë ka rënë në liqen.
“Me datë 30 prill 2016, është njoftuar se në rrugën Milot -Burrel, në vendin e quajtur tuneli i Shkopetit në dalje, një mjet Benz me targa AA 923 FH ka dalë nga rruga.
Si pasojë kanë mbetur 2 persona të vdekur dhe 2 të tjerë janë dërguar për në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia në vendngjarje po vazhdon veprimet”,- thuhet në njoftimin e policisë.