Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Mashtrimi me vizat në Shqipëri, një prej bashkëpunëtorëve kandidat për deputet në Montreal

$
0
0

lule makashiDy ditë pasi ishin shpallur në kërkim për mashtrim financiar në shuma të mëdha monetare, Luli Makashi dhe vajza e saj Adeila kanë hyrë në dyert e policisë së Tiranës të prangosura, rreth orës 00 e 40 minuta të së enjtes.

Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Interpol Roma arritën të bindnin Departamentin e Policisë Kanadeze për ndalimin dhe më pas riatdhesimin e dy të akuzuarave.

Mësohet se në momentin që nënë e bijë kanë zbritur në Aeroportin e Montrealit, ato janë ndaluar dhe iu është bërë me dije anullimi i vizave 10 – vjeçare, që kishin në pasaporta.

Nga hetimet e deritanishme janë konstatuar 150 aplikime, shumica prej të cilave për viza pune në Kanada.

Gjithashtu, ka rezultuar se Luli dhe Adeila Makashi, për sigurimin e këtyre vizave kishin lidhur kontrata me kompani dhe kolegje të ndryshme në Kanada, Amerikë, Angli dhe Australi.

51 – vjeçarja mësohet se bashkëpunonte dhe me disa avokatë të emigracionit në Shtetin e Kanadasë, ku njëri prej tyre do të shpallë kandidaturën për deputet, në zgjedhjet e ardhshme në qytetin e Montrealit.

Mësohet se nga Prokuroria dhe Policia po punohet për identifikimin dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Makashi ia kishte shitur kompaninë për vetëm 1 euro bashkë me borxhe dhe detyrime Klevis Rreshkës dhe më pas ishte larguar nga Shqipëria, duke zbrazur të gjitha llogaritë bankare të firmës.

Tv Klan


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128