Prezantohet zëvendësdrejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror, Elidon Bendo. Mësohet se prezantimi është bërë nga këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Sandër Lleshi, në ambientet e SHISH-it.
Sakaq, Bendo zëvendëson në këtë detyrë Ylli Alushin, shkarkimi i të cilit u propozua nga Rama më 22 prill të këtij viti. Po ashtu, dekreti i shkarkimit të Alushit u bë nga Presidenti po në atë ditë.
Dekreti shkoi në SHISH më 26 prill, ndërsa shkak i shkarkimit kanë qenë ditët e pushimit.
Ndërkohë, në një prononcim për “News 24”, Ylli Alushi ka konfirmuar lirimin e tij nga detyra. “Dekreti për shkarkim mban datën 22 prill. Kohëzgjatja në detyrë kishte kaluar çdo afat. Kam qëndruar Zv.kryetar i SHISH-it 13 vjet e 4 muaj”,- tha Alushi.