Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Arrestohet në Kanada Lule Makashi dhe vajza e saj Adeila, mashtruan shqiptarët për viza punësimi

$
0
0

lule makashiDy ditë më parë Policia e Tiranës njoftoi se një grup qytetarësh denoncuan për mashtrim një agjenci punësimi në kryeqytet.

Ditën e djeshme policia arrestoi Klevis Rreshkën ndërsa shpalli në kërkim pronaren e agjencisë Ande LM, Lule Makashi dhe vajzën e saj Adeila Makashi.

Burimet bëjnë me dije se Lule Makashi menjëherë sapo mësoi lajmin u largua për në Kanada, ndërsa tashmë mësohet se policia kanadeze ka vënë në pranga Lule Makashin dhe vajzën e saj Adela.

Po ashtu bëhet me dije se arrestimi është bërë mëngjesin e sotëm nga policia kanadeze, ndërsa është arrestuar edhe një person i tretë si bashkëpunëtor i tyre, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ndonëse burimet theksojnë se arrestimi i tyre është i sigurt ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia e Tiranës./Express


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles