Edhe këtë të mërkurë, shqiptarët nuk patën mundësi të shohin fytyrën e njeriut më të komentuar në vend.
Kështu shkruan Opinion.al.
Në fakt disa televizione arritën të shkëpusin ndonjë pamje të shpejtë, por në profil të Shullazit.
Teksa ai do mbetet në burg, agjencia BIRN shkruan se “shumë shqiptarë po pyesin se përse u desh kaq shumë që ai të arrestohej”.
“Raportimet e mediave theksojnë se në shumicën e rasteve të dyshuara të zhvatjes dhe shantazhit, viktimat nuk guxojnë të bëjnë raportime në polici, nga frika se policia është nën kontrollin e Shullazit”.
“Shullazi u paraqit të hënën në gjykatë, e cila e la në paraburgim. Ai deklaroi se nuk është fajtor për akuzat”.