Një turiste nga Australia ka humbur jetë këtë të mërkurë në Alpet e Tropojës.
Lajmi konfirmohet nga policia e cila thotë se turistja ka rënë nga një alrtësi 80 metër.
Turistja A.V.Sh, 50 vjeç, ka humbur jetën aksidentalisht.
Asaj i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë nga lartësia.
Burimet policore thonë se ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ajo ishte me të shoqin në një udhëtim turistik.