Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Kërcënoi akademikun, policia arreston Emiljano Shullazim

$
0
0

Emiljano-Shullazi_0Pas denoncimit të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, policia e Tiranës ka shoqëruar por më pas edhe ka arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Drejtorinë e Policisë, shtetasin Emiljano Shullazi.

Sipas ish-kryeministrit, ai ka karëcënuar kandidatët për rektor të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe Mynyr Koni.

Këta të dy kanë bërë denoncim në polici.

Dihen pak detaje për shoqërimin e Shullazit, por mësohet se ai është shoqëruar për t’u pyetur për ngjarjen.

Ai do të merret në pyetje në lidhje me denoncimin e Berishës për kërcënimin e Konit. Policia mësohet se ka ushtruar kontroll edhe në banesën e Shullazit, në kohën kur ai ishte duke u shoqëruar për në polici.

Forca të shumta policie kishin blinduar zonën e ish-parkut dhe rrugën e Kavajës ku edhe jeton Shullazi. Burime policore thanë se, kontrolle janë duke u ushtruar edhe në banesat e miqve e shokëve të Shullazit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images