Aksidenti i helikopterit të ushtrisë shqiptare ku humbën jetën dy pilotë vazhdon të jetë një temë e nxehtë dhe aktuale.
Sali Berisha ka publikuar sot dyshimet që ngre një person që ai e identifikon me termat “piloti dixhital”.
Sipas Berishës, “piloti dixhital” ka ngritur disa pikëpyetje për aksidenti.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Pse u dregua jasht çdo plani te asaj dite te stervitjes ne – -Dukagjin helikpoteri EC-145.Dukagjini nuk ishte ne planin e stervitjes te asaj dite.
-A kishte lidhje fluturimi ne Dukagjin helikpterit EC-145 me fluturimin ne te njejten kohe po ne Dukagjin te helikopterit Shega Trans.
-Koha e stervitjes per helikopteret e regjimentit tone esht si regull i prere 1 ore e 30 min.
-Pse qendroje mbi dy ore ne fluturim helikopteri EC-145 ?ai esht rrexuar mbi liqenin e Shkodres pas 125 minutash fluturimi. Zgjatja e fluturimit mund te krijoje probleme te renda edhe nga karburanti sidomos ky i yni!
-Pse ne bordin e helikopterit ne fluturim stervitor nuk ishte ashtu si çe percakton ne menyre prere regullorja,inxhinjer apo teknik fluturimi por ishte nje ushtar profesionist qe e ka te ndaluar kategorikisht fluturimin me helikopter ne stervitje
Çfar misioni kishte ne bordin e helikopterit ushtari profesionist??
Pse nuk u aktivizuan jastiqet e ajrit ne kembet e helikopterit me te cilat ai mund te notoje ne uje,dhe asnjeri nga sistemet tjera te sigurise dhe shpetimit te tije dhe se fundi,
A ka lidhje ky mosaktivizim i sistemeve te sigurise te helikopterit te mbytur me faktin se asnjeri nga koleget e mij te ndjere ne bord nuk plotesonin kushtet teknike profesionale te kerkuara per pilotimin e helikopteritEC-145
A ploteson kushtet kompania e mirmbajtejes e cila thuhet se esht perzgjedhur nga njohjet e sekretarit te pergjitheshem Arjan Kraja me miratim te ministres?
Dhe nje here ju falenderoje per insistimin tuaj ne zbardhjen e te vertetes te kesaj ngjarje shokuese per njesine tone por mendoj se vetem nje hetim i guximshem i paanshem i ketyre ceshtjeve do te mund te nxjerre nga fundi i liqenit te verteten e kesaj ngjarje tragjike,me shume respekt F.B.”
Por, ndërkohë, shqiptarja.com, ka publikuar sot nje video të kohës kur ministër i Mbrojtjes ishte Arben Imami.
Në të shihet një helikopter i ushtrisë që fluturon në mënyrë të rrezikshme në kuotë shumë të ulët, ndërsa në një tjetër rast, bëhet fjalë për vendosjen e mjeteve të ushtrisë në funksion të realizimit të videoklipit muzikor të një këngëtareje, sikurse tregojne fotot.
“Në videon e parë, të quajtur nga gazetari i RTSH-së që e ka postuar në ëeb atëherë, si “udhëtimi i tmerrit”, duken pilotët e FASH, që bëjnë një udhëtim shumë të rrezikshëm, mes të qeshurave, kabinës së mbushur plot dhe aventurës së rrezikshme. Video e dytë, gjithnjë nën drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes nga Arben Imami, është videoklipi i një këngëtareje të njohur: Zajmina Vasjari. Ironia e fatit në këtë video të dytë, ku duken dhe tabelat ndaluese për t’u futur e për të përdorur mjetet e ushtrisë, nën këmbët e Zajminës, ish-ministri i Mbrojtjes Imami ka vënë çdo gjë që Ushtria Shqiptare kishte në dispozicion: Nga Helikopterët, tanket, ushtarët etj”, – shkruan shqiptarja.com.



