
Pas pranimit të kërkesës, prokurori lexoi kërkesën për gjykim, duke renditur akuzat dhe provat ndaj ish-prokurorit Giu. Sipas akuzës, ish-prokurori ka tentuar të faviorizoi familjarët e një të arrestuari duke i kërkuar një shumë prej 10 mijë eurosh.
Shumë e cila është lënë garant në një ex-change që pas ndryshimit të akuzës nga ish-prokurori, ky i fundit do të tërhiqte parat. Por meqense nuk u arrit të bëhet ndryshimi i veprës penale, familjarët kanë tërhequr parat dhe prokruoria ka arritur të provoj këtë procedur korruptive. Pas leximit të pretencës, gjykata ndërpreu seancën për t’i lënë kohë prokurorit të përgatisë konkluzionet përfundimtare ndaj ish-prokurorit dhe bashkëpunëtorëve të tij./ABC